Vendi ku ndodhi vrasja “mbushet” me policë, pamje nga “Kodra e Trimave”
Lajme
Merita Miftari
20/08/2024 21:01
Policia po qëndron në vendin e ngjarjes ku ndodhi sonte vrasja e një burri në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë. Express raportoi se e dyshuara N.M., dyshohet se privoi nga jeta kunatin e saj e më pas u dorëzua në polici.
Motivi i ngjarjes tragjike është akoma herët të dihet.
Gjithsesi policia konfirmoi vrasjen e burrit në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.