Shpërthimi i vullkanit pas tërmetit në Rusi, pamje të pabesueshme të kapura në kamera - Gazeta Express
string(84) "shperthimi-i-vullkanit-pas-termetit-ne-rusi-pamje-te-pabesueshme-te-kapura-ne-kamera"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2024 8:07

Shpërthimi i vullkanit pas tërmetit në Rusi, pamje të pabesueshme të kapura në kamera

Lajme

Gazeta Express

19/08/2024 8:07

Tronditëse janë pamjet nga vullkani që shpërtheu në Kamchatka të Rusisë. Shpërthimi i një prej vullkaneve më aktivë në Rusi u shkaktua nga tërmeti 7 ballësh që goditi brigjet e gadishullit Kamchatka.

Tërmeti goditi në një thellësi prej 29 kilometrash dhe pati raportime për lëkundje të forta dhe “dëmtime mesatare deri të rënda” në qytetin më të afërt të Petropavlovsk-Kamchatsky, i cili ka një popullsi prej më shumë se 150,000 banorësh.

Sipas ekipit të reagimit ndaj shpërthimit vullkanik të Kamchatka (KVERT), avionëve u është lëshuar një paralajmërim “kodi i kuq”, niveli më i lartë i alarmit, për një sasi të konsiderueshme hiri në atmosferë.