Kurbin/ Me motor dhe pistoletë në brez, 53-vjeçari niset drejt shtëpisë së kushëririt për ta vrarë, policia i prish planin - Gazeta Express
string(119) "kurbin-me-motor-dhe-pistolete-ne-brez-53-vjecari-niset-drejt-shtepise-se-kusheririt-per-ta-vrare-policia-i-prish-planin"

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2024 11:00

Kurbin/ Me motor dhe pistoletë në brez, 53-vjeçari niset drejt shtëpisë së kushëririt për ta vrarë, policia i prish planin

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2024 11:00

53-vjeçari Luan Farruku ishte nisur mëngjesin e sotëm drejt banesës së kushëriri të tij në Kurbin për ta vrarë, pasi e kishte kërcënuar.

Hipur mbi motorin pa targa ai ishte armatosur me pistoletë dhe municion luftarak. Ndërhyrja në kohë e Policisë gjatë operacioni policor i koduar “Cousin”  parandaloi ngjarjen e rëndë dhe vuri në pranga autorin.

Ndërhyrja e policisë erdhi pas denoncimit të kushëririt të Luan Farrukut banues në fshatin Gjormë. Ai deklaroi se banues se për shkak të një konflikti kushëriri i tij e kishte kanosur për jetën me armë zjarri dhe për këtë fakt kishte frikë të shkonte në banesë.

“Falë veprimeve të shpejta profesionale, bazuar në inteligjencën policore dhe kontrollin e territorit në kuadër të operacionit “Cousin”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, bënë të mundur lokalizimin e autorit të dyshuar, shtetasin L. M., 53 vjeç, në rrugën e fshatit pranë banesës së shtetasit M. F. Shërbimet e Policisë ndërhynë me profesionalizëm duke neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë 53-vjeçarin, i cili po lëvizte me një motomjet pa targa, i armatosur me një pistoletë me fishek dhe një thikë, duke kërkuar kushëririn e tij, 50-vjeçarin M. F., me qëllimin për ta vrarë”, njofton policia.

Gjatë operacionit, u sekuestruan një pistoletë, një thikë, motomjeti pa targa dhe municionet që posedonte 53-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja.”