Armatimi e pajisjet ushtarake që u gjetën dje në Banjskë ishin fshehur në banjon e hotelit, Policia jep detaje - Gazeta Express
string(109) "armatimi-e-pajisjet-ushtarake-qe-u-gjeten-dje-ne-banjske-ishin-fshehur-ne-banjon-e-hotelit-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

17/08/2024 9:42

Armatimi e pajisjet ushtarake që u gjetën dje në Banjskë ishin fshehur në banjon e hotelit, Policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

17/08/2024 9:42

Armatimi që u gjet dhe konfiskua dje në Banjskë të Zveçanit ishte i fshehur në banjon e hotelit, raporton Express.

Aty Policia ka gjetur një kallash, katër karikatorë, 103 fishekë kalibrash të ndryshëm, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarake, një thikë, shallë ushtarake dhe antiplumb me pajisje tjera.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE – Fsh. Banjskë, Zveçan 16.08.2024 – 15:15. Njësiti i hetuesisë gjatë kontrollit në banjon e një hoteli ka gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, katër karikatorë, 103 fishekë kalibrash të ndryshëm, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarakë, një thikë, shallë ushtarake, antiplumb me pajisje tjera. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Ndryshe, më 24 shtator të vitit të kaluar, në Banjskë të Zveçanit një grup terrorist kishte sulmuar Policinë e Kosovës, ku kishte vrarë heroin Afrim Bunjaku.

Grupi ishte udhëhequr nga kryeterrorist Milan Radojiçiq.