string(71) "koreja-e-jugut-bashkepunimi-me-korene-e-veriut-vetem-nese-bejne-nje-gje"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2024 7:28

Koreja e Jugut: Bashkëpunimi me Korenë e Veriut vetëm nëse bëjnë një gjë

Lajme

Gazeta Express

15/08/2024 7:28

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol ofroi sot ngritjen e një organi këshillimor në nivel pune me Korenë e Veriut për të diskutuar mënyrat për të lehtësuar tensionet dhe për të vazhduar bashkëpunimin ekonomik, ndërsa përshkroi vizionin e tij për bashkimin e fqinjëve.

Në fjalimin e tij për Ditën e Çlirimit Kombëtar që shënoi 79-vjetorin e pavarësisë nga sundimi kolonial japonez i viteve 1910-1945 pas Luftës së Dytë Botërore, Yoon tha se ishte gati të fillonte bashkëpunimin politik dhe ekonomik nëse Koreja e Veriut “ndërmerr vetëm një hap” drejt denuklearizimit.

Yoon tha se nisja e një “grupi pune ndër-korean” mund të ndihmojë në zbutjen e tensioneve dhe zgjidhjen e çështjeve që variojnë nga bashkëpunimi ekonomik tek shkëmbimet njerëz-me-njerëz e deri te ribashkimi i familjeve të ndara në Luftën Koreane të viteve 1950-1953.

“Ne do të fillojmë bashkëpunimin politik dhe ekonomik në momentin që Koreja e Veriut do të bëjë vetëm një hap drejt denuklearizimit”, tha ai, duke shtuar: “Dialogu dhe bashkëpunimi mund të sjellin përparim të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkoreane”, tha ai.