Nura viziton familjen që i’u djeg shtëpia, thotë se Komuna do t’i mbuloj shpenzimet e qirasë - Gazeta Express
string(89) "nura-viziton-familjen-qe-iu-djeg-shtepia-thote-se-komuna-do-ti-mbuloj-shpenzimet-e-qirase"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2024 18:44

Nura viziton familjen që i’u djeg shtëpia, thotë se Komuna do t’i mbuloj shpenzimet e qirasë

Lajme

Gazeta Express

07/08/2024 18:44

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, gjatë ditës së sotme e ka vizituar familjen e Driton Shatrit nga fshati Llaushë.

Shtëpia e kësaj familjeje, para disa ditësh është djegur e gjitha.

Sipas Nurës, kjo ka ndodhur për arsye të panjohura deri më tani, derisa nuk ka pasur asnjë të lënduar nga kjo ndodhi.

Ai ka thënë se Komuna ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme për të mbuluar shpenzimet e qirasë për banim të përkohëshëm të familjes Shatri nga Llausha e Skenderajt.

“Si Komunë kemi ndërmarrë veprimet e menjëhershme për të mbuluar shpenzimet e qirasë për banim të përkohëshëm, derisa të bëhet i mundshëm kthimi në shtëpinë e re”, ka thënë Nura.