Gazetar: Leonard Azemi
Futur thellë në zemër të natyrës, ku heshtjen e mbytë vetem shushurima e lisave të gjatë.
Qetësinë, si asnjëherë më parë, po e ruan ujëvara e Mirushes.
Ajo cilësohet si njëra ndër bukuritë më të mëdha natyrore në vend, çka ka bërë që çdo herë të jetë adresë e turistëve.
Mirëpo, tash e disa ditë lumi Mirusha ka ndaluar rrjedhën e tij pergjatë kanioneve duke lënë kështu të thara 12 ujëvara.
E kjo gjendje po i mërzitë shumë vizitorët.
Ndonëse nuk janë aspak të kënaqur me gjendjen e tanishme të saj, ata thonë se do kthehen sërish për ta vizituar këtë vend.
Sipas banorëve të kësaj ane, ujëvara pritet të ringjallet shumë shpejt. Deri atëherë vizitorët e Mirushes do mjaftohen me madhështinë e kanioneve.
Për ta parë gjendjen, klikoni në linkun e mëposhtëm. /GazetaExpress/.