Ish-drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka rrëfyer për herë të parë për ftesën që e mori nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për takim.
AI ka thënë në Klan Kosova se ftesën e takimit e kishte marrë për datën 3 dhjetor 2023, duke shpresuar që Kurti po e ftonte për të biseduar rreth rritjes së buxhetit për RTK-në.
Ahmetxhekaj tha se këtë bindje e kishte bazuar në reformat e ndryshimet që ishin bërë në RTK.
Ka shtuar se Kurti e pranoi se ka ndryshime në RTK, por duhet më shumë. Dhe, siç shton ai përmendi edhe ndryshimet në menaxhment.
Në atë moment, Ahmetxhekaj thotë se e ka kuptuar se po i kërkohet largimi.
Siç thotë ai, Kurti i kishte thënë se “është i mirë për ta përfaqësuar Kosovën jashtë vendit”, por shtoi se “nuk joshet nga ofertat politike”, duke nënvizuar se “do të mbetet gazetar”.
Më tutje, ai theksoi se nuk ka pasur ndonjë kërcënim apo kërkese direkte nga Kurti, por theksimi se duhet ndryshimi në menaxhment duke iu referuar përbërjes nënkuptonte saktësisht atë – largimin e tij, gjë që më pas ndodhi.
“Asistentja ime më ka njoftua se ka ardhur një kërkesë për takim me kryeministrin e Kosovës në zyrë, me datën 3 dhjetor 2023. Ka qenë e diele”.
“Shumë kush më ka pyet pse shkove. Me kryeministrin Kurti nuk jemi njohur personalisht, jemi njohur në intervista me media të huaja që ka pasur, por që pas zgjedhjeve asnjëherë nuk kemi pasur kontakt. Mendoj që për herë të parë një drejtor i përgjithshëm i RTK-së nuk ka pasur kontakt me kryeministrin. Kontakti parë zyrtar”, ka deklaruar ai.
“Kur kryeministri ka qenë në RTK për intervistë ne kemi pasur një takim, por ka qenë një takim i përbashkët. Kjo ka qenë ftesë për takim, ai dhe unë. Hera e parë që më ka ftuar. Unë me njëfarë forme shpresoja që në atë takim duke e marrë për bazë gjiithë reformat që kanë ndodhur, gjithë ndryshimet e mëdha substanciale. Natyrisht që stabilizimi i brendshëm institucional, unë kisha bindje që RTK-së t’i jepet buxhet shtesë. Bindja ime ishte që në këtë takim po ftohesha për një gjë të tillë, për ta elaboruar planin që RTK-ja të kishte takim shtesë”, ka thënë ai.
“Në atë takim, Kurti e pranonte që ka ndryshim, por ai mendonte që duhet të ketë ndryshim më të thellë. Elaboroj pak më gjatë. Në një moment të caktuar Kurti tha se ka ardhur koha për një ndryshim të ri, përfshirë për ndryshim në menaxhemnt. Nuk ishte specifik, por aty e kuptova”.
“Në njëfarë forme më tha se ndoshta do të isha i mirë për përfaqësim të Kosovës. I thash që unë jam gazetar dhe kështu dot ë mbetem dhe nuk kam plane të ndryshoj as nuk joshem nga ofertat politike”.
“Ai nuk tha jepni dorëheqje, as nuk bëri një kërcënim, ai e përmendi nevojën për ndryshim”, ka theksuar ai. /Gazeta Express
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...