Ish-Drejtori i RTK-së: Dorëheqja ime nuk ka qenë vullnet personal, ka qenë një lloj presioni - Gazeta Express
string(90) "ish-drejtori-i-rtk-se-doreheqja-ime-nuk-ka-qene-vullnet-personal-ka-qene-nje-lloj-presioni"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2024 21:18

Ish-Drejtori i RTK-së: Dorëheqja ime nuk ka qenë vullnet personal, ka qenë një lloj presioni

Lajme

Gazeta Express

31/07/2024 21:18

Ish-Drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, tha se dha dorëheqje nga pozita e drejtorit për shkak të presionit.

Ai tha se gjithmonë ka qenë në dispozicion të Bordit të RTK-së, por ai ishte ftuar në një takim që sipas tij nuk “kishte as bazë ligjore”.

“Unë jam në RTK qysh nga viti 2006 dhe bashkë me kolegët e tjerë në vitin 2015 kemi protestuar kundër censurës dhe propagandës në RTK dhe nëse unë sot do të heshtja besoj se nuk do të ishte ne funksion të profesionit tim”, tha ai.

“Dorëheqja ime nuk ka qenë vullnet personal, ka qenë një lloj presioni që nënkupton ose do të shkarkohesha ose do të jepja dorëheqje”, tha Ahmetxhekaj në Rubikon, transmeton Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement