Smartphone-t e rinj të palosshëm, Galaxy Z Flip6 dhe Z Fold6 janë thjesht kaq të bukur dhe në momentin e parë që do të eksploroni çfarë mund të bëni me këto pajisje, do të kuptoni që janë po aq të fuqishëm. Karakteristikat më përfaqësuese të kësaj serie këtë herë kombinohen me Inteligjencën Artificiale dhe ju do të arrini të bëni shumë më shumë me këto telefona në duart tuaj. Produktiviteti, kreativiteti, intuitiviteti janë kryefjalë e serisë më të re prezantuar nga Samsung dhe pajisjet e palosshme do të plotësojnë nevojat unike të çdo përdoruesi. Kjo gjeneratë u prezantua pak javë më parë dhe do të ishte smartphone që do të bënte diferencën e aventurave tuaja këtë verë.
Pajisje që nxjerrin artistin tuaj të brendshëm: Më shumë kreativitet për të gjithë
ProVisual Engine fuqizuar me AI në Galaxy Z Fold6 e çon kreativitetin tuaj në nivelin tjetër. Përvoja e avancuar e redaktimit me Photo Assist ndihmon për të krijuar pa mundim përmbajtje të nivelit profesional. Mos ngurroni të eksploroni dhe të luani me Portrait Studio duke krijuar një larmi stilesh të ndryshme portretesh për më shumë mundësi krijuese. Dhe nëse doni të shijoni çdo sekondë me një pamje më të detajuar, Instant Slo-mo ju lejon të ngadalësoni menjëherë një video duke gjeneruar korniza shtesë duke ruajtur një përvojë të qetë shikimi. Përsa i përket kreativitetit, sensorët e rinj 50 MP të gjerë dhe 12 MP ultra të gjerë ofrojnë një përvojë të përmirësuar të kamerës me detaje me të qarta në foto. Sensori i ri 50 MP mbështet zmadhimin optik 2x për fotot e pameta, ndërsa ofron zoom-in me inteligjence artificiale për një përvojë të avancuar fotografimi me zmadhim deri në 10x. Gjithashtu, falë veçorive AI, si ajo Sketch to Image, ju do të ktheni në foto për vetëm pak sekonda skicimet tuaja në Galaxy Z Fold6.
Galaxy Z Flip6: Krijimi i përvojave unike, të personalizuara për ju
Galaxy Z Flip6 ofron një sërë veçorish të reja personalizimi dhe kreativiteti, në mënyrë që të mund të shfrytëzoni sa më shumë çdo moment. Intuitiviteti është pika e fortë e kësaj pajisjeje. Nëse e keni me ngut dhe duhet patjetër të ktheni një mesazh, ju mund t’u përgjigjeni teksteve me Përgjigje të sugjeruara që vijnë si sugjerime nga mesazhet tuaja më të fundit. Me Galaxy AI, mund të përfitoni sa më shumë nga pajisja juaj me madhësi sa xhepi dhe shumë nga këto veçori të përshtatshme ekzistojnë në FlexWindow. Për më tepër, FlexWindow ofron më shumë miniaplikacione se kurrë, dhe ju lejon të kontrolloni informacione nga shumë miniaplikacione në të njëjtën kohë.
Komunikim më i lehtë, pa asnjë pengesë
Për ato komunikime në lëvizje, ju mund t’u përgjigjeni teksteve me Përgjigje të sugjeruara që analizohen nga mesazhet tuaja më të fundit, për t’ju sugjeruar një përgjigje të përshtatshme. Me Galaxy AI, mund të përfitoni sa më shumë nga pajisja juaj me madhësi sa xhepi dhe shumë nga këto veçori të përshtatshme ekzistojnë në FlexWindow. E përsa i përket komunikimit, seria Galaxy Buds3 sjell një përvojë krejt të re komunikimi. Ju mund të aktivizoni Interpreter në modalitetin Listening në Galaxy Z Fold6 ose Flip6 me serinë Galaxy Buds3 apo thjesht duke thënë dy fjalë përmes Voice Command ju lejon të kontrolloni funksione si nisja ose ndalimi i muzikës pa prekur manualisht kufjet ose një smartphone të lidhur. Tingulli gjithashtu mund të optimizohet në mënyrë inteligjente, pavarësisht se si i mbani Galaxy Buds.