Ballkani triumfon në Maltë, kalon në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës - Gazeta Express
string(75) "ballkani-triumfon-ne-malte-kalon-ne-rrethin-e-trete-te-liges-se-konferences"

Sport

Gazeta Express

30/07/2024 21:56

Ballkani triumfon në Maltë, kalon në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës

Sport

Gazeta Express

30/07/2024 21:56

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka triumfuar në ndeshjen e dytë ndaj Hamrun Spartans.

Të besuarit e Ilir Dajës kanë fituar me shifrat 2-0 në Maltë, pasi ndeshja e parë përfundonte barazim pa gola në Kosovë.

Golin e parë e shënoi Hamidi pas një goditje nga një distancë e konsiderueshme, e cila përfundoi me një gabim qesharak të portierit.

Të dytin gol për skuadrën kampione e shënoi Bernard Karrica nga pika e bardhë.

Kështu, Ballkani do të luajë në fazën e tretë kualifikuese për Ligën e Konferencës, aty e ku e pret Larne, kampioni i Irlandës Veriore./GazetaExpress/