Edicioni i 23-të i Dokufest e gjen festivalin e filmit dokumentar me një mori programesh filmike, muzikore dhe argëtuese. Dokufest në bashkëpunim me Kino Lumbardhi sjellin programin ‘Blast from the Past’ me tre filma nga arkivi i kinemasë Lumbardhi.
Në ditën e ceremonisë së hapjes (02.08) shfaqet filmi ikonë i Stanley Kubrick “Dr. Strangelove or: How i learned to stop worrying and love the bomb”. Mandej vijon programi në datën 8 gusht në Doku Kino me filmin “8 1/2” nga Federico Fellini dhe në fund më 9 gusht në Kino Bahçe, me filmin e Wim Wenders “Paris, Texas”.
Më 6 gusht në Kino Bahçe shfaqjet dokumentari “Pehlivanët”: RESOUNDED nga Besim Sahatçiu. Ansambli Eksperimental i Lumbardhit në bashkëpunim me kompozitorin Ilir Bajri do ta paraqesin këtë dokumentar me kolonë zanore të riformuluar mes interpretimit të drejtpërdrejtë në skenën e Kino Bahçes në Prizren.
/Express