Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm, Arbër Sejdiu me 15 vjet - Gazeta Express
string(70) "dardan-krivaqa-denohet-me-burgim-te-perjetshem-arber-sejdiu-me-15-vjet"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2024 11:22

Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm, Arbër Sejdiu me 15 vjet

Lajme

Gazeta Express

29/07/2024 11:22

Gjykata Themelore në Ferizaj, në rigjykim, e ka dënuar Dardan Krivaqën me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërsa Arbër Sejdiun me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.

Dënimi është i njëjtë si në aktgjykimin e parë të kësaj Gjykatës Themelore në Ferizaj, pasi më 4 gusht të vitit 2023 e kishte dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit dhe Arbër Sejdiu me 15 vjet. Rasti ishte kthyer në rigjykim nga shkalla e dytë.