Shqiptarët në Serbi nuk kanë vend në institucione, paralajmërohet protesta - Gazeta Express
string(73) "shqiptaret-ne-serbi-nuk-kane-vend-ne-institucione-paralajmerohet-protesta"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2024 6:58

Shqiptarët në Serbi nuk kanë vend në institucione, paralajmërohet protesta

Lajme

Gazeta Express

29/07/2024 6:58

Pas trendit të pasivizimit të adresave në tri komunat shqiptare të Serbisë ka filluar diskriminimi edhe në punësim. Atje së fundit, dy shqiptare nuk janë pranuar në pozitën e gjyqtares në Gjykatën Themelore të Bujanocit por janë sjellë dy serbe për këto pozita.

Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar po thonë se po përgatiten për protesta paqësore për këtë lloj diskriminimi.

Në tri komunat  me shumicë shqiptare në Serbi, shqiptarët po vazhdojnë të diskriminohen.

Në konkursin e fundit të Gjykatës Themelore në Bujanoc u emëruan dy gjykatëse serbe në vend të atyre shqiptare.

Kështu thotë Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, i cili tregon se në këto pozita kandiduan edhe dy shqiptare mirëpo nuk u pranuan.

Sipas tij, diskriminimi në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i ka prekur kufijtë e racizmit.

Lutfiu paralajmëron protesta paqësore me qytetarët e atij vendi.

E njohësi i çështjeve politike atje, Valon Arifi thotë ky diskriminim është dështim edhe i subjekteve politike shqiptare atje.

Arifi thotë se protesta është e nevojshme mirëpo ka frikë se qytetarët nuk do i përgjigjen pozitivisht.

Përveç mos pranimit në pozita të punës, shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë po përballen edhe me pasivizimin e adresave.