string(100) "miratohet-lista-e-re-e-barnave-te-rimbursueshme-ministrja-e-shendetesise-shtohen-edhe-50-medikamente"

Shqiperi

Gazeta Express

24/07/2024 10:33

Miratohet lista e re e barnave të rimbursueshme, ministrja e Shëndetësisë: Shtohen edhe 50 medikamente

Shqiperi

Gazeta Express

24/07/2024 10:33

50 medikamente të reja janë shtuar në listën e barnave të rimbursueshme nga buxheti i shtetit që u miratua sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu pas mbledhjes.

Gjithashtu Koçiu njofoi se do të shtohet edhe numri i fishave të diabetit, ku këtë herë listës së personave që përfitojnë i shtohen ata që janë invalid pune dhe me aftësi ndryshe.

Janë shtuar 50 medikamente të reja. Këto barna të reja, 1345 medikamente të cilat do të rimbursohen nga buxheti i shtetit do të mbështesin sëmundjet onkologjike, nga 1191 që janë aktualisht. Barnat e reja të shtuara në Listën e Barnave të Rimbursueshme, janë barna të cilat mbështesin akoma më shumë të gjitha diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, sëmundje kardiovaskulare, diabetin, sëmundje të veshkave, astmën bronkiale, sëmundje pulmonare, etj.

Deri më sot ne rimbursojmë fishat e diabetit për të gjithë ata pacientë të cilët vuajnë nga sëmundja diabetike, nga mosha 0-25 vjeç si dhe për të moshuarit dhe pensionistëve mbi 65 vjeç. Me vendimin më të fundit ne shtojmë mbulimin me fishat e diabetit falas dhe për dy target grupe shumë të rëndësishme,për invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar. Janë mijë invalidë pune që vuajnë nga sëmundja e diabetit dhe rreth 1.500 persona me aftësi të kufizuar që do të përfitojnë falas fishat e diabetit”, tha ajo