Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta i cili e cilësoi si përgjegjës për vrasjen e katër plotësuesve të 21 Janarit, si ministër i asaj kohe. Në një reagim në rrjetet sociale, Basha, duke i kujtuar Metës “bllokun”, shprehet se “mashtrimet ordinere dhe zig-zaget e përditshme nuk mund t’i fshehin faktet”.
“Drejtësia ka shumë për të zbardhur për 21 janarin. Nga Ilir Meta, njeriu me bllok, te Edi Rama, organizatori i protestës me sebepin e bllokut, i cili më pas çuditërisht e bëri Ilir Metën pjesë të pushtetit dhe ata që i akuzonte si pjesë e grupit të zjarrit i emëroi kryetar të PS dhe të Bashkisë. E më pas e gjithë e vërteta deri në fund.Mashtrimet ordinere dhe zig-zaget e përditshme nuk mund t’i fshehin faktet të cilat janë para syve të çdo shqiptari.
I njëjti person që sot bën sikur mbron Sali Berishën, ka bërë akuza nga më monstruozet ndaj tij edhe në këtë rast.Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve.Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën, ndërsa distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për fitoren e saj”, shkruan Basha në rrjete sociale.