Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit, ka shkruar në Facebook se trupi i Fatonit akoma nuk është kthyer nga autoritetet serbe.
Rrjedhimisht, ai ka thënë se nuk do të ketë të pame deri në njoftimin e radhës.
Hajrizi tha se nuk kanë akoma informacione kur do të kthehet trupi i të ndjerit.
Institucionet serbe kanë thënë se e kanë vrarë Hajrizin, i cili ishte arratisur fillimisht nga burgu ku mbahej në Kosovë.
Ngjarja ka qenë temë e diskutueshme në opinionin publik. /Gazeta Express