string(104) "kaos-teknologjik-ne-gjithe-boten-kompanite-raportojne-per-nderprerje-te-internetit-dhe-bllokim-pajisjesh"

Lajme

Gazeta Express

19/07/2024 9:40

Kaos teknologjik në gjithë botën, kompanitë raportojnë për ndërprerje të internetit dhe bllokim pajisjesh

Lajme

Gazeta Express

19/07/2024 9:40

Banka të mëdha, mediume, kompani për telekomunikime, kompani ajrore në gjithë botën janë duke u përballur me ndërprerje masive të internetit dhe bllokim të kompjuterëve.

Aeroplanët janë ulur në Sidnej, Shtetet e Bashkuara i kanë pezulluar fluturimet, ndërsa platforma e bursave në Londër, ka raportuar, po ashtu, për probleme me internet.

Televizioni britanik Sky News është jashtë transmetimit.

Shkaku i gjithë këtyre problemeve nuk dihet ende.

Aeroporti i Melburnit tha se “po përjetonte një çështje globale të teknologjisë që po ndikon në procedurat e check-in për disa linja ajrore” dhe këshilloi pasagjerët që “të linin pak kohë shtesë për të bërë check-in”./REL

aaaaa