Vllaznia mposhtet thellë në Shkodër, eliminohet nga garat evropiane - Gazeta Express
string(66) "vllaznia-mposhtet-thelle-ne-shkoder-eliminohet-nga-garat-evropiane"

Futboll

Gazeta Express

18/07/2024 22:43

Vllaznia mposhtet thellë në Shkodër, eliminohet nga garat evropiane

Futboll

Gazeta Express

18/07/2024 22:43

Një ditë e keqe për skuadrat shqiptare në garat evropiane.

Pas Shkëndijës, Llapit e Tiranës, sonte u eliminua edhe Vllaznia e Shkodrës, shkruan Gazeta Express.

Pikërisht në Shkodër, Vllaznia pësoi humbje të thellë 0:4 nga ekipi nga Islanda, Valur.

Në duelin e parë, Vllaznia kishte arritur të nxjerrë barazim 2:2 dhe kur mendohej se do ta kishte diç më të lehtë në ndeshjen e kthimit, ashtu edhe nuk ndodhi.

Valur shënoi tri herë qysh në pjesën e parë, për ta mbyllur dilemën e fituesit.

Kësisoj, për Vllazninë e Shkodrës mbyllet qysh këtu aventura evropiane.