MPJ thotë se po ndjek nga afër zhvillimet për vrasjen e policit në Serbi, thirrje mërgimtarëve të shmangin lëvizjen përmes Serbisë - Gazeta Express
string(129) "mpj-thote-se-po-ndjek-nga-afer-zhvillimet-per-vrasjen-e-policit-ne-serbi-thirrje-mergimtareve-te-shmangin-levizjen-permes-serbise"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2024 11:05

MPJ thotë se po ndjek nga afër zhvillimet për vrasjen e policit në Serbi, thirrje mërgimtarëve të shmangin lëvizjen përmes Serbisë

Lajme

Gazeta Express

18/07/2024 11:05

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë me një reagim pas ngjarjes në Serbi ku mbet i vrarë një polic serb dhe një tjetër është plagosur e që sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë i dyshuari për vrasjen është një shtetas i Kosovës.

MPJD tha se përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje “me pretendimet e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq për një incident në magjistralen afër Loznicës në Serbi, ku pretendon që ka mbetur i vrarë një polic serb dhe i përfshirë në këtë rast sipas tij është një shtetas i Republikës së Kosovës”.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb./Express/