Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi komunikata nga Policia, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Jashtme, pasi u pyet në një konferencë për media për raportimet në Serbi se shtetasi i Kosovës, Artan Hajrizi është autor i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri në në Loznicë të Serbisë, në kufirin serb me Bosnjë e Hercegovinën, raporton Gazeta Express.
Kurti tha se informacionet që tashmë dihen, i ka marrë edhe ai në mëngjes dhe se nuk ka “diçka shtesë”. Por tha se organet e sigurisë po i grumbullojnë informacionet për këtë.
“Ato informacione që i përmendët ju i kam marrur edhe unë sot në mëngjes. Nuk kam diçka shtesë, por organet tona të sigurisë e të rendit po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që përcillni me vëmendje në orët në vazhdim komunikatat e Policisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, tha Kurti.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq e përmendi Artan Hajrizin, një 33-vjeçar nga Kosova, si autor të vrasjes së një polici në mesnatë në Loznicë.
“Policia në vend ka gjetur pasaportën e të dyshuarit të lëshuar nga institucionet e përkohshme të të ashtuquajturës Kosovë në emër të Hajziri Artan (33) dhe një letërnjoftim gjerman”, tha Daçiq.
Sipas raportimeve në Beograd, Policia serbe e kishte ndalur një automjet “Mercedes” dhe se i dyshuari duke dalë e ka qëlluar një polic në gjoks dhe policin tjetër në shpatull, duke ikur më pas.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...