Mbyllen tri pompa derivatesh të “NIS petrol” në Veri, Elshani: Policia i asistoi AKP’s dhe ATK'së - Gazeta Express
string(90) "mbyllen-dy-pompa-derivatesh-te-nis-petrol-ne-veri-elshani-policia-i-asistoi-akps-dhe-atkse"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2024 14:56

Mbyllen tri pompa derivatesh të “NIS petrol” në Veri, Elshani: Policia i asistoi AKP’s dhe ATK’së

Lajme

Gazeta Express

16/07/2024 14:56

Inspektorët së bashku me pjesëtarët e policisë ia kanë vënë shiritin tri pompave të benzinës ‘Nis Petrol’ në veri të Mitrovicës.

Njëra  gjendet në daljen nga pjesa veriore e Mitrovicës, kurse dy pika tjetra në Zubin Potok, njëra prej tyre afër Liqenit të Ujmanit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen pjesëtarët e policisë së Kosovës, dhe gjithçka është duke u zhvilluar qetë dhe pa ndonjë incident.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani tha për KoSSev se pompën e kanë vizituar sot zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, si dhe nga Administrata Tatimore dhe pjesëtarë të Ministrisë së Tregtisë së Kosovës.

Ai nuk ka mundur të japë më shumë detaje për arsyen e mbylljes së kësaj pompe karburanti, duke thënë se policia e rajonit të Veriut po i jepte ndihmë vetëm Agjencisë së Privatizimit.

“Me sa dimë, (pompa) është e mbyllur”, deklaroi ai shkurt.

Në ndërkohë këtë lokacion e kanë vizituar edhe pjesëtarët e EULEX-it.

Advertisement
Advertisement
Advertisement