Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Granit Begolli, Fatmir Limaj dhe Engjëll Bërbatovci.
Në diskutim e sipër në “Favorit”, Fatmir Limaj shpalosi anën e tij, që e do shumë historinë.
Ai tha se e përkrahë Anglinë për të gjitha të mirat që ia ka bërë si shtet Kosovës, si në luftë, ashtu edhe pas saj.
Kështu, Ismet Munishi edhe ndërroi mendje rreth finales dhe se kë ta përkrahë.
“Fatmir Limaj po i ka argumentet e forta, më boni më Anglinë, se këtë pjesë s’e kam menduar fare, ishte interesante kjo pikëpamje”, tha Munishi.