Murat Yakin vazhdon me Zvicrën - Gazeta Express
string(30) "murat-yakin-vazhdon-me-zvicren"

Futboll

Gazeta Express

12/07/2024 14:55

Murat Yakin vazhdon me Zvicrën

Futboll

Gazeta Express

12/07/2024 14:55

Murat Yakin mbetet trajneri i kombëtares zvicerane. Ai është dakorduar me SFV për “një bashkëpunim të mëtejshëm”.

Këtë e ka bërë të ditur federata zvicerane të premten në një njoftim për media, transmeton Gazeta Express.

Se sa gjatë do të zgjasë kontrata e re e Yakin, e cila përfundoi në fund të Kampionatit Evropian, ende nuk dihet.

Të hënën e ardhshme, Yakin dhe drejtuesit e SFV do të japin më shumë informacione në një konferencë për media.

Që prej gushtit të vitit 2021, Murat Yakin është në krye të kombëtares zvicerane.

Advertisement
Advertisement
Advertisement