Zyrtare: Stadiumi “Fadil Vokrri” ‘rikthehet’ në funksion - Gazeta Express
string(51) "zyrtare-stadiumi-fadil-vokrri-rikthehet-ne-funksion"

Sport

Gazeta Express

11/07/2024 16:34

Zyrtare: Stadiumi “Fadil Vokrri” ‘rikthehet’ në funksion

Sport

Gazeta Express

11/07/2024 16:34

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se stadiumi “Fadil Vokrri” do të rikthehet të mirëpres ndeshje pas rinovimit të fushës.

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave do t’ia bëj sefte fushës së re, e cila është e përbërë me bari hibrid (sintetik dhe natyral).

Me fillim nga ora 18:00, kombëtarja dardane do të jetë nikoqire e Ukrainës, shkruan “Gazeta Express”.

Rinovim i fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” i kushtoi buxhetit të shtetit plot 1,3 milionë euro. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Punimet kishin nisur në mars të këtij viti, gjersa kanë përfunduar vetëm para pak ditësh./GazetaExpress/