string(68) "fusha-e-stadiumit-fadil-vokrri-drejt-perfundimit-merr-pamje-te-bukur"

Sport

Gazeta Express

10/07/2024 16:33

Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” drejt përfundimit, merr pamje të bukur

Sport

Gazeta Express

10/07/2024 16:33

Që nga muaji mars, kombëtarja e Kosovës ka mbetur pa shtëpi, pasi stadium “Fadil Vokrri” ‘shkoi’ në rinovim.

Fusha e këtij stadiumi ishte si mos më keq, pasi ishte stërpërdorur, dhe kështu të luash aty ishte e pamundur.

Mirëpo, pamjes së keqe të fushës së këtij stadiumi i erdhi fundi.

Që disa muaj, fusha ishte nën rinovim, duke u zhvendosur në një fushë që përbëhet nga bari hibrid, apo i përzier (sintetik dhe natyral).

Tashmë fusha e stadiumit të Kosovës dhe Prishtinës ka marrë pamje të bukur, dhe po bëhet gati për klubet kosovare që luajnë në Europë këtë sezon./GazetaExpress/