string(29) "rozafa-kthehet-ne-skene-filmi"

Arte

Gazeta Express

09/07/2024 14:55

“Rozafa”, kthehet në skenë filmi!

Arte

Gazeta Express

09/07/2024 14:55

Kalaja Rozafa është shndërruar në një skenë filmi, ku po xhirohet dokumentari “Gjej Za”.

Ky film dokumentar përbën një thirrje personale për të reflektuar mbi përvojën e emigracionit dhe sfidat që ka përjetuar si pjesë e një diasporës, vajza shkodrane Luigjina Shkupa e cila ka emigruar nga Shkodra qysh në moshën tre vjeçare dhe aktualisht po përfundon studimet në Universitetin e Filmit në Mynih, Gjermani.

Nën drejtimin e regjizorit, Robert Budina, si produksion i ERA Film, dokumentari “Gjej Za” fokusohet në eksplorimin e identitetit dhe trashegimisë kulturore. Përmes një rrugëtimi nëpër historinë dhe kulturën e Shqipërisë, Luigjina synon të zbulojë rrënjët e identitetit të saj kulturor dhe thelbin shpirtëror të popullit shqiptar.

Nën një kontekst historik, me në sfond Kështjellën e Shkodrës, ajo dëshiron të kuptojë vetveten përmes kontekstit kulturor dhe të shpalosë dilemën se a është e mundur të shpëtojmë nga strukturat kulturore që na janë trashëguar.

Dokumentari “Gjej Za” zbulon thellësinë e identitetit të saj në kontekstin e një Shqipërie të shkuar dhe të sotme. /Konica.al