Prokuroria e Përgjithshme pranon kërkesën e PD, nis verifikimet për kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj - Gazeta Express
string(115) "prokuroria-e-pergjithshme-pranon-kerkesen-e-pd-nis-verifikimet-per-kryebashkiakun-e-malesise-se-madhe-tonin-marinaj"

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2024 19:50

Prokuroria e Përgjithshme pranon kërkesën e PD, nis verifikimet për kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2024 19:50

Pas shkresës që i ka dërguar KQZ-së, dhe për dijeni Kuvendit të Shqipërisë, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin për Kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.

Verifikimet kanë nisur pas kërkesës që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar dy ditë më Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe.

Marinaj akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.