Arrestohet ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj - Gazeta Express
string(49) "arrestohet-ish-ministri-i-shendetesise-ilir-beqaj"

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2024 9:54

Arrestohet ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2024 9:54

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është arrestuar, së bashku me dy persona të tjerë.

Po ashtu, arrestimi i tij është konfirmuar edhe përmes një njoftimi nga SPAK.

“Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Për një informacion më të plotë, SPAK do te vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Ilir Beqaj është arrestuar në lidhje me hetimet e SPAK për abuzim të fondeve të huaja në SASPAC, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik kur në krye ishte Ilir Beqaj.