Gold Ag në T7 distancohet nga kërcënuesi i gazetarit Vullnet Krasniqi: Mbaj përgjegjësi veç për fjalën time - Gazeta Express
string(106) "gold-ag-ne-t7-distancohet-nga-kercenuesi-i-gazetarit-vullnet-krasniqi-mbaj-pergjegjesi-vec-per-fjalen-time"

Lajme

Gazeta Express

28/06/2024 17:53

Gold Ag në T7 distancohet nga kërcënuesi i gazetarit Vullnet Krasniqi: Mbaj përgjegjësi veç për fjalën time

Lajme

Gazeta Express

28/06/2024 17:53

Këngëtari Gold Ag ka thënë se mban përgjegjësi vetëm për fjalët e tij dhe është distancuar nga personi që ka kërcënuar gazetarin Vullnet Krasniqi.  

“Jo atij personi, por çdo personi që dikë e kërcënon për mua, unë s’kam të bëjë me atë person. Unë asnjë njeri të gjallë s’i them me komentu. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për fjalët e mia”, ka thënë këngëtari Arian Agushi.

“Nëse e sheh që s’ki faj, s’ka nevojë për të pasur frikë”, ka shtuar tutje ai.

Një person me inicialet R.Xh nga Lugina e Preshevës në rrjete social e ka kërcënuar gazetarin Vullnet Kransiqi pas polemikës që ky i fundit ka pasur me këngëtarin Arian Agushi. AGK ka reaguar dy herë radhazi duke kërkuar edhe mbrojtje policore për gazetarin./GazetaExpress/