string(59) "togeri-nga-inshmori-premiere-ne-teatrin-e-qytetit-ne-gjilan"

Arte

Gazeta Express

24/06/2024 16:51

“Togeri nga Inshmori”, premierë në Teatrin e Qytetit në Gjilan

Arte

Gazeta Express

24/06/2024 16:51

Teatri i Gjilanit ka njoftuar për premierën e shfaqjes “Togeri nga Inishmori”, një komedi e zezë e shkruar nga Martin McDonagh, me regji nga Shkelzen Berisha, e cila do të shfaqet të martën, më 25 qershor, ora 20:00 në Teatrin e Gjilanit.

Rreth shfaqjes:

Çka ban kur nji mace e zezë ta pret rrugën? Tre hapa mbrapa? JOOO! Personazhet e kësaj komedie të zezë sterrë, turren përpara me hapa të mëdhaj, që çojnë në nji masakër qesharake. Përmes nji humori t’zi e t’lyem me gjak t’kuq, gatuhet nji shfaqje kuq e zi, me 2 maca t’shkallmume, 4 njerëz t’masakrum, nji bicikletë t’shkatërrume dhe nji bishtalec i premë të nji “djaloshari”.

Tu kesh e tu kajtë, krejt kjo dynja e vogël bahet lesh!

Shfaqja përmban skena me elemente të dhunës, krisma armësh dhe rekomandohet për një audiencë + 16.

/Express