string(49) "sot-varroset-gazetari-dhe-producenti-fisnik-vejsa"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2024 8:04

Sot varroset gazetari dhe producenti, Fisnik Vejsa

Lajme

Gazeta Express

22/06/2024 8:04

Të enjten mbrëma vdiq gazetari i njohur, Fisnik Vejsa.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, e shtune, në ora 13:00 te varrezat e qytetit të Prishtinës.

Vejsa për shumë vjet ishte pjesë e televizionit Tribuna, autor i emisionit “Fauna Jonë” , si dhe producent i disa prodhimeve mediatike të njohura në vend, si seriali “O sa mirë”.

Pas vetes, Vejsa la dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.