Mbappe duhej të ndërronte maskën, tani ulur në stol pret rastin ndaj Holandës - Gazeta Express
string(76) "mbappe-duhej-te-nderronte-masken-tani-ulur-ne-stol-pret-rastin-ndaj-holandes"

Sport

Gazeta Express

21/06/2024 21:22

Mbappe duhej të ndërronte maskën, tani ulur në stol pret rastin ndaj Holandës

Sport

Gazeta Express

21/06/2024 21:22

Futbollisti më i mirë francez Kylian Mbappe e ka nisur nga bankina në ndeshjen kundër Holandës për shkak të një dëmtimi në hundë që pësoi në ndeshjen e parë të grupit kundër Austrisë.

Mbappe duhet të mbajë maskë për shkak të thyerjes së hundës. Ekipi i tij mjekësor përgatiti një maskë speciale për të, e cila ishte në ngjyrat e flamurit francez – blu, e bardhë dhe e kuqe.

Ai në maskë kishte edhe numrin 10. Megjithatë, ai nuk lejohet të performojë në të sepse rregullat e diktojnë që maska ​​duhet të jetë njëngjyrëshe.

Tifozët francezë po mbështesin sulmuesin e tyre me disa prej tyre duke vënë maska në ndeshjen e sotme.

Mbappe është ulur në stol dhe në varësi se si shkon ndeshja, Didier Deschamps, do të vendos nëse do të inkuadrohet apo jo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement