Spektakli i Kampionatit Evropian do të vazhdojë edhe sot me tri duele mjaft interesante.
Dita nis me përballjen mes Sllovakisë dhe Ukrainës nga ora 15:00, shkruan Gazeta Express.
Sllovakët janë në disponim pas fitores minimale ndaj Belgjikës në xhiron e parë, kurse Ukraina u befasua 3:0 nga Rumania.
Për ukrainasit, kjo ndeshje do të jetë treni i fundit për të kapur biletën e kualifikimit tutje.
Poloni – Austri do të jetë përballja e orës 18:00. Dy ekipet pësuan humbje në xhiron e parë. Polonia nga Holanda, kurse Austria nga Franca dhe kjo përballje mund të jetë vendimtare për ecurinë e tyre në Euro 2024.
E në mbrëmje nga ora 21:00 na pret super derbi mes Holandës dhe Francës.
Të dyja ekipet kanë marrë fitoret e para në Evropian dhe do të kërkojnë fitore sonte që do t’ua siguronte kualifikimin dhe pozitën e parë në grup. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...