Asgjë s’e ndan Danimarkën e Anglinë, përfundon me barazim - Gazeta Express
string(55) "asgje-se-ndan-danimarken-e-angline-perfundon-me-barazim"

Sport

Gazeta Express

20/06/2024 19:56

Asgjë s’e ndan Danimarkën e Anglinë, përfundon me barazim

Sport

Gazeta Express

20/06/2024 19:56

Ka përfunduar me barazim ndeshja në Frankfurt mes Danimarkës e Anglisë.

Dy kombëtaret janë ndarë në paqe, me epilogun e takimit që ishte 1-1.

Në fakt, të dy golat erdhën në pjesën e parë, shkruan “Gazeta Express”.

Fillimisht, serinë e golave e hapi Harry Kane në minutën e 18-të të takimit.

Golin e barazimit e gjeti Hjulmand me një super goditje nga jashtë zonës.

Pas këtij barazimi, Anglia ka katër pikë, derisa Danimarka dy, aq sa ka edhe Sllovenia. E fundit është Serbia me 1 pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement