Opinionisti Agim Sopi ka thënë se në Kosovë ka njerëz në politikë që vendin e shohin si shtet të përkohshëm.
Ai ka shtuar se kjo logjikë më pas transmetohet te popullsia e institucionet.
“Telashja te ne është klasa jonë politike, jo shumica por ka shumë njerëz që Kosovën e shohin shtet të përkohshëm, nuk e konsiderojnë shtet fare. Këtu ka pastaj, logjika fishohet në popullatë, në institucione. Në sport nuk ekziston atdhedashuria, nuk ekziston vetësakrifikimi, nuk ekziston ajo logjikë me luftu deri në atomin e fundit për shtetin tënd me përgjegjësinë më të madhe. Kjo na mungon, kjo e stagnon shtetin”. /KTV
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...