Pas disa muajve punë Asim Gashi ka finalizuar projektin e tij më të ri.
Artisti i njohur dhe ndër më të kërkuarit viteve të fundit erdhi me albumin ‘’Unplugged 4’’, i cili përmban gjithësejt 12 këngë.
Këngët që vijnë nga rajone të ndryshme shqiptare vijnë të përpunuara dhe kënduara nga Asimi dhe të realizuara edhe me video.
Albumi u realizua në studion e Shpëjtim Gashi ‘’Shpeta Sound’’, i cili ishte edhe producent i këtij projekti ndërsa morën pjesë edhe një numër i madh i muzikantëve shumë të njohur si Rexhep Ibrahimi, Astrit Stafaj, Mentor Sylejmani, Mustafë Bajrami, Burim Krasniqi dhe vet Asimi, i cili krahas këndimit ishte edhe në perkusion.