Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot për nder të 25 vjetorit të çlirimit, që në mëngjes do të pres mysafirë të rëndësishëm.
Në njoftimin e Presidencës bëhet e ditur se në ora 08:00 të mëngjesit, Osmani do të pret në takimin kryeministrin shqiptar, Edi Rama, kurse nga ora 09:00 ish-kryeministrin e Britanisë, Tony Blair.
Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Blair do të deklarohen për media.
Njoftimi i plotë:
Agjenda e aktiviteteve të Presidentes Osmani në nder të 25 vjetorit të çlirimit, për nesër (10 qershor 2024)
Në orën 08:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim z. Tony Blair, ish-Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Pas përfundimit të takimit, Presidentja Osmani dhe z. Blair do të deklarohen për media.
Në orën 16:00, Presidentja merr pjesë në shënimin e 146 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...