string(55) "valon-berisha-poston-foto-me-erling-haaland-e-quan-hero"

Sport

Gazeta Express

07/06/2024 21:46

Valon Berisha poston foto me Erling Haaland, e quan “hero”

Sport

Gazeta Express

07/06/2024 21:46

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha ka reaguar sot pas ndeshjes së mërkurës, ku Kosova pësoi disfatë nga Norvegjia.

Kombëtarja norvegjeze fitoi 3-0 ndaj “Dardanëve”, me Erling Haaland që ishte akteri kryesor, duke shënuar tregolësh, shkruan “Gazeta Express”.

E pikërisht me Haalandin, Valon Berisha ka postuar një “InstaStory”, duke thurrur fjalët më të mira për sulmuesin e Manchester City.

“Heroi i hattrickit. Kujdesu për vetën vlla. Deri herën tjetër”, ka shkruar Berisha.

Valon Berisha para se të pranojë Kosovën ishte pjesë e Norvegjisë, për të cilën kishte zhvilluar mbi 20 ndeshje./GazetaExpress/