string(63) "kapen-trafikantet-e-droges-ne-tirane-sekuestrohen-19-kg-kanabis"

Shqiperi

Gazeta Express

06/06/2024 19:30

Kapen trafikantët e drogës në Tiranë, sekuestrohen 19 kg kanabis

Shqiperi

Gazeta Express

06/06/2024 19:30

Anti droga e Tiranës ka arrestuar katër persona të dyshuar si të përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike kryesisht në Tiranë.

Në pranga kanë rënë Gazmend Hoxha, Saimir Gerbaj, Aleksander  Kili dhe Orgest Beqo.

Kanabisi i sekuestruar ishte kultivuar përmes llambave në shtëpi bari. Një kilogram shitej në treg më shumë se 2.000 euro. Dyshohet se shtëpia e barit ndodhet në jug të vendit, ku Antidroga e Tiranës po heton për zbulimin e vendndodhjes së banesës.

Grupi në momentin që sillte lëndën narkotike në kryeqytet ndahej në dy automjete, njëra hapte rrugën dhe kontrollonte nëse ka apo jo prani të policisë ndërsa mjeti i dytë kishte në bagazh kanabisin.Në total policia sekuestroi 2 çanta të mbushura me kanabis me peshë 19.30 kg. Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së Aleksandër Kili policia gjeti një armë zjarri pushkë, si dhe 200 fara kanabisi.  Lënda narkotike së bashku me sendet e tjera të jashtëligjshme, 2 automjete e 7 aparate celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

aaaaa