Operacioni i AKI, arrestohen B.SH. dhe M.Q. në Ferizaj, dyshohen se spiunonin për shërbimin sekret serb - Gazeta Express
string(80) "arrestohen-dy-persona-ne-ferizaj-dyshohen-se-spiunonin-per-sherbimin-sekret-serb"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2024 12:30

Operacioni i AKI, arrestohen B.SH. dhe M.Q. në Ferizaj, dyshohen se spiunonin për shërbimin sekret serb

Lajme

Gazeta Express

05/06/2024 12:30

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj dy persona të cilët dyshohen për spiunazh dhe bashkëpunim me “BIA”-n e Serbisë.

Sipas burimeve të Gazetës Express bëhet fjalë për të dyshuarit B.SH. dhe M.Q. dhe Express mëson se Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) ka qenë instrumentale për kapjen e dy të dyshuarve

Aksioni i Policisë së Kosovës po vazhdon, ku edhe po bastisen pronat e të dyshuarve.

Ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe. Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë./Express/