Haxhiu viziton nënën e Eronës që u vra nga ish-partneri i saj: Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me vajzën dhe nipin - Gazeta Express
string(129) "haxhiu-viziton-nenen-e-erones-qe-u-vra-nga-ish-partneri-i-saj-secila-pjese-e-shtepise-ia-kujton-ndonje-moment-me-vajzen-dhe-nipin"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2024 19:48

Haxhiu viziton nënën e Eronës që u vra nga ish-partneri i saj: Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me vajzën dhe nipin

Lajme

Gazeta Express

04/06/2024 19:48

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot nënën e Erona Coklit e cila u vra javë më parë nga ish-partneri i saj në Ferizaj.

Ministrja Haxhiu thotë se familja ka dhimbje të madhe për vrasjen e Eronës.

“Përreth dy orë, mes emocionesh të forta dëgjuam dhe kuptuam për përjetimet e familjes dhe përjetimet e dhimbshme ndërvite të të ndjerës Eronës. Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me Eronën dhe Arin djalin e saj të vogël për të cilin mezi pret që t’i besohet kujdestaria. Erona Cokli u vra nga ish partneri i saj. Dhimbja për prindërit dhe vëllezërit e Eronës vazhdon të jetë e madhe”, shkruan Haxhiu në postimin e saj.

“Mesazhi i zonjës Melihate ishte edhe thirrje për mbështetje të vajzave dhe trajtim me profesionalizëm e serioz dhe pa asnjë neglizhencë i rasteve të dhunës”, shkruan ajo.

Postimi i saj i plotë: