Munishi: Prej pasulit n’Haaland, po t’i dërrmon ai - Gazeta Express
string(46) "munishi-prej-pasulit-nhaaland-po-ti-derrmon-ai"

Futboll

Gazeta Express

04/06/2024 13:31

Munishi: Prej pasulit n’Haaland, po t’i dërrmon ai

Futboll

Gazeta Express

04/06/2024 13:31

Në emisionin sportiv “Favorit” në T7 në fundjavën që shkoi u diskutua ndër të tjera edhe për Kombëtaren e Kosovës, respektivisht për miqësoren e saj të nesërme me Norvegjinë.

Analisti i emisionit, Ismet Munishi e pa me shqetësim duelin e Dardanëve, për të cilët tha se do të kenë probleme ta ndalin Erling Haalandin, por edhe yjet tjerë të Norvegjisë, shkruan “Gazeta Express”.

Sipas tij, në Kosovë mendon organizimi dhe menaxhimi, prandaj edhe ka ngecje dhe probleme tek Kombëtarja.

Ai pati kritika edhe për mungesës së miqësores së dytë, të cilën e sheh si mjaft të domosdoshme për Verdhekaltrit.

Madje, mundësisht tha se do ishte ideale edhe një miqësore e tretë për Kosovën, në mënyrë që të thirren dhe t’ju jepet hapësira edhe disa lojtarëve të tjerë.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/