Si po përpiqet Rusia të bindë ushtarët se “vdekja nuk ekziston” – dhe se lufta e tyre “është e shenjtë”? - Gazeta Express
string(97) "si-po-perpiqet-rusia-te-binde-ushtaret-se-vdekja-nuk-ekziston-dhe-se-lufta-e-tyre-eshte-e-shenjte"

Lajme

Gazeta Express

31/05/2024 12:30

Si po përpiqet Rusia të bindë ushtarët se “vdekja nuk ekziston” – dhe se lufta e tyre “është e shenjtë”?

Lajme

Gazeta Express

31/05/2024 12:30

Rusia po u thotë ushtarëve të saj ngurrues se “vdekja nuk ekziston”, ndërsa një nga “argatët” e Vladimir Putinit pretendoi se pushtimi i vendit në Ukrainë është një “luftë e shenjtë”.

Sipas mediave të huaja, propagandistët e Putinit po përdorin masa të dëshpëruara për të rekrutuar më shumë vullnetarë në përpjekjet e dështuara të luftës.

Prezantuesi i televizionit shtetëror Vladimir Solovyov bëri pretendimin e çuditshëm se pushtimi i Ukrainës është një “luftë e shenjtë”, duke parashikuar se do të çonte në një “xhihad global” kundër Perëndimit.

E deputeti i Dumës së Shtetit, Vyacheslav Nikonov shkoi edhe më tej, duke pretenduar se Rusia është “mishërimi i forcave të së mirës”, përpara se të shtonte: “Kjo është me të vërtetë një luftë e shenjtë që ne po bëjmë dhe duhet të fitojmë”.

Ndryshe, lufta në Ukrainë nuk po tregon shenja të përfundimit më shumë se dy vjet pas fillimit të pushtimit nga Putini dhe ka pasur një rrjedhë të vazhdueshme historish rreth pakënaqësisë në ushtrinë ruse, raporton Daily Beast.

Dhe, siç vënë në pah mediat, Artemiy Vladimirov, kryeprifti i Kishës Ortodokse Ruse, pretendon se ushtarët që luftojnë për Rusinë “ringjallen pasi vriten” në një përpjekje për të rritur motivin.

Këto deklarata vijnë disa ditë pasi Putin u tha udhëheqësve industrialë ushtarakë se do të garantonte fitoren në Ukrainë duke qëndruar “gjysmë hapi përpara”.

Ai po bënte thirrje për rritje të efikasitetit për të rritur arsenalin e Rusisë. /Telegrafi

Advertisement
Advertisement
Advertisement