Drenasi, një nga katër komunat më transparente, Lladrovci: Kjo vazhdon të jetë shtylla kryesore e qeverisjes - Gazeta Express
string(105) "drenasi-nje-nga-kater-komunat-me-transparente-lladrovci-kjo-vazhdon-te-jete-shtylla-kryesore-e-qeverisjes"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2024 12:36

Drenasi, një nga katër komunat më transparente, Lladrovci: Kjo vazhdon të jetë shtylla kryesore e qeverisjes

Lajme

Gazeta Express

30/05/2024 12:36

Komuna e Drenasit edhe këtë vit është renditur një nga katër komunat e para për sa i përket transparencës.

Në lidhje me këtë, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka falënderuar Institutin Demokratik të Kosovës për siç tha, angazhimin rreth çështjes së transparencës komunale.

“Transparenca do të vazhdoj të jetë shtylla kryesore e qeverisjes, me llogaridhënie, qeverisje demokratike dhe barazi para ligjit, me çka ne zbatojmë premtimin ndaj besimit të qytetarëve”, tha Lladrovci.

Më tej, Lladrovci falënderoi edhe Zyrën për Informim dhe komunikim me publikun, zyrtarët komunalë dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm për transparencë në qeverisje.