Brukseli i qorton autoritetet e Kosovës: Prioritet i tyre aksionet e njëanshme e jo bashkëpunimi me miq e aleatë - Gazeta Express
string(111) "brukseli-i-qorton-autoritetet-e-kosoves-prioritet-i-tyre-aksionet-e-njeanshme-e-jo-bashkepunimi-me-miq-e-aleate"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2024 14:38

Brukseli i qorton autoritetet e Kosovës: Prioritet i tyre aksionet e njëanshme e jo bashkëpunimi me miq e aleatë

Lajme

Gazeta Express

21/05/2024 14:38

Bashkimi Europian tha se e ka parë me shqetësim operacionin policor të autoriteteve të Kosovës të së hënës në zyrat e Bankës së Kursimeve Postare serbe në veri të Kosovës.

“Mbyllja dhe konfiskimi i këtyre zyrave pa paralajmërim apo koordinim paraprak dhe vetëm pak ditë pas takimit të fundit të dialogut, ku u trajtua edhe çështja e ambienteve të Bankës së Kursimeve Postare, është përshkallëzuese dhe bie ndesh me frymën e normalizimit dhe cenon mirëbesimin e Kosovës në në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve përmes dialogut”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga BE, raporton Gazeta Express.

BE ka kritikuar institucionet kosovare për veprime të njëanshme dhe mosbashkëpunim me aleatët e saj.

“Operacioni i së hënës dëshmon sërish se autoritetet e Kosovës kanë prioritet veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara sesa bashkëpunimin me miqtë dhe aleatët e saj”, thuhet në këtë komunikatë.

“Përsëri, veprimet e pakoordinuara të njërës prej palëve vënë në rrezik zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Operacioni i Policisë së Kosovës po ashtu rrezikon negociatat e vazhdueshme për një zgjidhje të përkohshme për personat e prekur negativisht nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme. Në mungesë të vazhdueshme të alternativave të qëndrueshme, kjo do të ketë efekte negative në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera të kualifikuara për transfere financiare nga Serbia”.

BE thotë se statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, “në lidhje me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe”.

BE-ja i kërkon Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në tryezën e negociatave dhe të pajtohen me “propozimin e fundit të kompromisit të paraqitur nga lehtësuesi i BE-së që u lejon përfituesve të kualifikuar të marrin transferta financiare nga Serbia”.