Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë Italine paraditen e 19 majit, raportojnë mediat vendase.
Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike pranë një stacioni treni.
Mediat italiane raportojnë se karabinierët vunë re qëndrimin e dyshimtë të shqiptarëvë pranë stacionit të trenit San Pietro a Vico dhe u vunë në ndjekje të tyre.
Policia ushtroi kontrolle fillimisht në mjetin me të cilin ata lëviznin ku zbuluan një pako me mbi 330 gramë kokainë.
Më pas u kryen edhe kontrolle në banesat e shqiptarëve në provincat e Firences dhe Arezzo-s ku u gjetën sasi të tjera hashash dhe marihuanë, peshore precize dhe materiale paketimi, raportojnë mediat italiane.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...