Reagon Haradinaj: Kurti po kërkon shpëtim, shpërndarjen e Kuvendit e mbështesim pas dorëheqjes apo shkarkimit të tij - Gazeta Express
string(114) "reagon-haradinaj-kurti-po-kerkon-shpetim-shperndarjen-e-kuvendit-e-mbeshtesim-pas-doreheqjes-apo-shkarkimit-te-tij"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2024 22:33

Reagon Haradinaj: Kurti po kërkon shpëtim, shpërndarjen e Kuvendit e mbështesim pas dorëheqjes apo shkarkimit të tij

Lajme

Gazeta Express

13/05/2024 22:33

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, konsideron se duke parë insistimin e Kurtit për takim me liderët e opozitës, kjo mund të përkthehet mos ata “po bëhen shpëtimtarët e tij”.

Në parim, Haradinaj thotë se AAK “do të mund ta mbështeste shpërbërjen e Parlamentit, vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kryeministrit”.

Prandaj, Haradinaj deklaron se “dështimet e Kosovës, brenda dhe jashtë, e kanë vetëm një emër – Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti!”.

Reagimi i tij i plotë:

Është aktualizuar së fundmi një nismë për shpërbërjen e Parlamentit. S’ka asnjë medyshje se prapa kësaj nisme është Kryeministri. Duket që po i rrëshqet toka nën këmbë dhe dëshpërimisht po e kërkon shpëtimin e vet. Në këtë prizmë duhet parë edhe insistimi i tij që pas tre vjet qeverisjeje, më në fund kërkon takim me liderët e opozitës, në mos ata po bëhen shpëtimtarët e tij.

Sidoqoftë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të mund ta mbështeste shpërbërjen e Parlamentit, vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kryeministrit. Në situatën në të cilën jemi aktualisht, të gjitha dështimet e Kosovës, brenda dhe jashtë, e kanë vetëm një emër – Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti!