Certifikohen snajperistët, do t’i shtohen Forcës së Sigurisë së Kosovës - Gazeta Express
string(69) "certifikohen-snajperistet-do-ti-shtohen-forces-se-sigurise-se-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

03/05/2024 13:43

Certifikohen snajperistët, do t’i shtohen Forcës së Sigurisë së Kosovës

Lajme

Gazeta Express

03/05/2024 13:43

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses “Kursi Bazë për Snajper”,dhe u certifikuan snajperistë, kuadro të cilat do t’i shtohen njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibre të ndryshme të çitjeve”, thuhet në njoftim.

Zëvendëskomandanti i KDS-së, Kolonel Ilir Syti në fjalimin e tij ndër të tjera përmendi që “Profesionalizmi ushtarak është qenësor për zhvillimin e aftësive ushtarake sidomos për çitës në distance të largëta”.