Përfaqësuesi amerikan: Serbia s'ka bërë përparim thelbësor për t'i mbajtur përgjegjës sulmuesit e Banjskës - Gazeta Express
string(74) "shba-serbia-nuk-ka-bere-asnje-perpjekje-per-ti-gjetur-sulmuesit-e-banjskes"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2024 18:44

Përfaqësuesi amerikan: Serbia s’ka bërë përparim thelbësor për t’i mbajtur përgjegjës sulmuesit e Banjskës

Lajme

Gazeta Express

22/04/2024 18:44

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është diskutuar situata në Kosovë.

Aty foli edhe zëvendëspërfaqësuesi i Përhershëm i SHBA-së në OKB, Robert Wood, i cili përmendi sulmin në Banjskë duke thënë se janë 6 muaj më vonë dhe “Serbia s’ka bërë përparim thelbësor për t’i mbajtur përgjegjës personat e involvuar, përfshirë edhe liderin e vetëshpallur të sulmit Milan Radojiciq”.

“Kërkojmë përgjegjësi të plotë në përputhje me sundimin e ligjit. Është kritike që Serbia të punojë me KFOR’in që të parandalohet edhe një sulm si ai i 24 shtatorit, që të mos ndodhë përsëri” ka theksuar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement